Lukaku: Nuk do të rikthehem në Premier Ligë

19 prill 2020 | 13:45

Romelu Lukaku u largu nga Manchester United në verë për të kaluar te Interi dhe duket se nuk ka ndërmend që të rikthehet më në Premier Ligë.

Belgu së fundmi është pyetur nga ndjekësit e tij nëse dëshiron të rikthehet në Premier Ligë, kurse ka thënë se nuk mendon se do të ndodhë kjo.

“Unë nuk mendoj se do të rikthehem ndonjëherë në Angli dhe të luaj. Megjithatë të them të drejtën më ka pëlqyer shumë koha kur kam luajtur për Evertonin. Rikthim te Anderlehti? Sigurisht që do të ndodhë. Do ta pranoja një kalim aty me dëshirë të madhe”, ka thënë Lukaku.

Gjithashtu sulmuesi ka treguar edhe bisedën që kishin me Conten, pas përfundimit të pjesës së parë me Milanin në derbi, ku e përmbysën rezultatin nga 2-0 në 4-2. “Kur shkuam 2-0 në dhomat e zhveshjes, Conte nuk na bërtiti fare. Ai na tregoi se çfarë duhet të bënim dhe na tregoi hapësirat ku ne mund të shtynim para dhe ia dolëm”, u shpreh Lukaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi emergjent i Komunës së Shtimes ka apeluar të të…