Lukaku shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Seria A

01 qershor 2021 | 10:28

Romelu Lukaku është shpallur futbollisti më i mirë i Serisë A për sezonin 2020-2021.

Sulmuesi belg ka udhëhequr Interin drejt titullit kampion të 19 në histori dhe është vlerësuar për performancën e jashtëzakonshme, ku evidentohen 24 golat e shënuar dhe 11 asiste.

Këto statistika e kanë bërë Lukakun të parin në historinë e kampionatit italian, që e mbyll sezonin me dopio shifër si në numrin e golave të shënuar, ashtu edhe atë të asisteve të dhënë.

“Super-forcë atletike, teknikë e nivelit të lartë dhe absolutisht një udhëheqës. Numrat e sezonit të tij janë të jashtëzakonshëm, 24 gola dhe 11 asiste”, thuhet në përshkrimin që Liga e Serisë A i ka bërë numrit 9 të zikaltërve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PTP "Slap Petrol" shpall te pavlefshme certifikaten e TVSH-se me…