Lukaku u përgjigjet kritikëve: Vetëm zoti mund të më gjykojë
Romelu Lukaku vazhdon të shënojë dhe t’i përgjigjet kritikëve. Sulmuesi i Interit, i aftë për të shënuar katër gola në dy ndeshje për Belgjikën kundër Suedisë dhe Gjermanisë, pas suksesit në Koln ndaj Gjermanëve ai publikoi një foto në “Instagram” ku shfaqej një personazh vizatimor i mbështetur me shpatulla pas murit dhe një numër i lartë shpatash në drejtim të tij, dhe dukej sikur nuk i bënin përshtypje.
Në sfond luhet kënga “Vetëm zoti mund të më gjykojë” nga Tupac Shakur. Kritikat e kanë mbytur sulmuesin belg kohët e fundit pasi me Interin po kalon një moment të vështirë pasi që nga rikthimi i tij te zikaltërit, nuk ka gjetur formën e tij më të mirë.
Por, me kombëtaren e Belgjikës duket tjetër gjë dhe Lukaku duket se ka gjetur forcën për t’u rikthyer dhe për t’i dhënë fund kritikave.