Lukashenka u nis për Moskë për bisedime me Putinin
11 mars 2022
| 08:46
Nuk dihet nëse ka udhëtuar për të biseduar për ta ndalur luftën në Ukrainë, për të bërë ndonjë ditë armëpushim apo për ta hapur ndonjë korridor për evakuimin e popullatës ukrainase nga qytetet me rrezikshmëri të lartë për humbjen e jetës së qytetarëve pas bombardimeve të pandërprera. Dihet vetëm që sot Lukashenka është nisur për Moskë për të biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Për hollësitë e takimit të tyre do t’ju informojmë ndërkohë. /Epoka e re/