Lukashenko kërcënon Evropën

11 nëntor 2021 | 15:47

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar sot se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sanksioni të ri evropian,  që lidhet me krizën e emigrantëve në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë, për të cilën Brukseli fajëson Minskun.

“Nëse na vendosin sanksione të reja, ne duhet të përgjigjemi”, ka deklaruar Lukashenko, transmeton agjencia bjelloruse e lajmeve “Belta”.

Ai ka përmendur ndalimin e gazsjellësit rus që kalon Bjellorusinë për të  furnizuar me gaz Evropën.

“Evropa po ngrohet dhe ata ende kërcënojnë të mbyllin kufijtë tanë. Po nëse e mbyllim rrjedhën e gazit ? Prandaj, unë do t’i rekomandoja udhëheqjes polake, lituanezëve dhe njerëzve të tjerë pa tru që të mendojnë para se të flasin”, ka deklaruar Lukashenko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  gjatë vizitës në ShBA është…