Lukashenko: Ushtritë bjelloruse dhe ruse janë të bashkuara
04 korrik 2022
| 12:34
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Minsk “mbështet plotësisht” luftën e Rusisë në Ukrainë.
Duke folur në një ceremoni për përvjetorin e çlirimit të Minskut në Luftën e Dytë Botërore, ai tha se e mbështeti sulmin e Putinit ndaj Ukrainës “që nga dita e parë”.
– Sot ne jemi të kritikuar sepse jemi i vetmi vend në botë që mbështesim Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit. Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë, tha Lukashenko.
Sipas tij, ushtritë ruse dhe bjelloruse “janë praktikisht të bashkuara”.
– Por ju e dini këtë. Ne do të qëndrojmë së bashku me Rusinë vëllazërore, theksoi Lukashenko.