Luksemburgu do ta ndihmojë Kosovën me 2 milionë euro

21 maj 2018 | 12:10

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Luksenburgut.

Luksemburgu në kuadër të projektit zhvillimor, ofron asistencë teknike në kontest të integrimit evropian dhe do të jap 2 milionë euro.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kjo marrëveshje ka të bëjë me zbatimin e MSA-së.  “Marrëveshja aktuale është nënshkruar më 7 mars dhe ka të bëjë më projektin e përbashkët zhvillimor dhe ka të bëjë më zbatimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit. Ka për qëllim të fuqizoj administratën dhe fuqizimin e temave që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Kontributi  i Luksemburgut është 2 milionë euro  ndërsa  kontributin Kosovës është 100 mijë euro”, ka thënë Hoxha.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…