Lul Raka infektohet me Covid-19
02 nëntor 2020
| 21:46
Mikrobiologu Lul Raka ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.
Ai përmes në një shkrim në llogarinë e vet “Facebook” ka shkruar se me Covid-19, është infektuar edhe bashkëshortja e tij.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar/a,
Pas disa simptomave të shfaqura mbrëmë te gruaja Laura, sot u testuam për COVID. Unë dhe gruaja rezultuam pozitivë (unë nuk kam simptoma). Fëmijët, Lena dhe Lumi dolën negativ. (Learti punon e studion ne Prishtinë).