Lul Raka merr vaksinën anti-Covid
19 prill 2021
| 13:21
Mikrobiologu i njohur Lul Raka, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.
Raka është vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
“Unë se kam marrë më herët vaksinën sepse nuk i pata bërë pesë muaj nga infeksioni. Edhe kam dashur që vaksinën ta marrin ata që kanë më së tepërmi nevojë, pra të moshuarit. Mirëpo hezitimi i mjekëve në spitale dhe QKMF-të në krejt Kosovën, më shtyju që ta marrë vet vaksinën edhe të ju tregoj që vaksina është e sigurt”, ka deklaruar ai.
Ai ka deklaruar se mjekët që frikësohen ta marrin vaksinën duhet ta lënë mantelin e bardhë dhe të kërkojnë profesion tjetër.