Lul Raka shpallet ‘evropiani i vitit 2020’ nga Zyra e BE-së në Kosovë
Lul Raka, profesor i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve në Universitetin e Prishtinës, është votuar si evropiani i vitit 2020, një çmim që ndahet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Evropian në Kosovë.
Në ceremoninë e transmetuar sot në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Kosovë, profesor Rakës çmimi iu është dhënë nga shefja e kësaj zyre, Nataliya Apostolova,
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe të nominuarit e tjerë: Valbona Mazreku për 32 vullnetarët që ndihmojnë qytetarët në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Darko Dimitrijeviq, gazetar e aktivist dhe dr. Lindita Ajazaj-Berisha nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në QKUK.
Eventit i janë bashkuar edhe fituesit e mëparshëm të këtij çmimi, Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në xhudo; Jeton Neziraj, drejtor teatri dhe drejtori i kompanisë “KIVO”, Visar Ramajli së bashku me ministrin në detyrë të Integrimit Evropian, Blerim Reka.
Fituesi i këtij çmimi është vendosur nëpërmjet një votimi në llogarinë në zyrtare në “Facebook” të Zyrës së BE-së në Kosovë