Lul Raka tregon si u infektua me Covid-19

03 nëntor 2020 | 08:13

 

Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se ndihet mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të Covid-19, pavarësisht se dje, pas bërjes së testit për koronavirus, ai i ka dalë pozitiv.

I intervistuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai bëri me dije se me koronavirus është infektuar edhe bashkëshortja e tij, e cila, siç tha, ka simptoma të lehta, ndërsa fëmijët kanë dalë negativë.

“Burimi afërsisht po dihet. Ne kemi qenë informues për masat parandaluese që duhet të zbatohen, por këto duhet t’i zbatojnë të gjithë, pa përjashtim. Edhe Kosova është si një familje e madhe dhe secila familje është një element qelize e shtetit të Kosovës, në të cilën secili anëtar i familjes duhet t’i respektojë masat.

Dikush shkon në vizita familjare e kafiteri dhe burimi është këtu.

Masat parandaluese i kam zbatuar dhe burimi duket se është familjar, prandaj apeloj te të gjithë që masat t’i zbatojnë kudo sepse lëshimin më të vogël virusi nuk ta falë.

Në rreth 70-80 për qind të rasteve burimi është në familje sepse më së shumti qëndron me anëtarët e shtëpisë, pra me dikë që e ka sjellë ose prej shkollës ose prej dasmës etj., Pra mundësitë janë të shumta”, deklaroi Raka.

Ai, po ashtu, apeloi te të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat parandaluese sepse, siç u shpreh, vetëm kështu do ta kalojmë më lehtë. “Është paralajmëruar para 5-6 muajve që kjo sezon ndërlidhet me sezonin vjeshtë-dimër, me gripin sezonal, me përkeqësimin e motit, ku ka grumbullime e s’ka ventilim dhe nëse ia shtojmë edhe virusin e gripit, këta janë faktorë që e favorizojnë përhapjen më të shpejtë e të lehtë të koronavirusit.

Ende nuk dihet a është ky piku i infeksionit. Kemi parë rritjen e numrave në vazhdimësi. Është fakt i mirë që ka teste mjaftueshëm me të cilat e kemi një pasqyrë më reale, prandaj duhet zbatim i masave parandaluese që këta numra të hospitalizimeve të jenë të menaxhueshme për kapacitetet spitalore.

Vetëm në këtë mënyrë mund ta ruajmë shëndetin, mund t’i mbajmë shkollat hapur, mund ta vazhdojmë punën dhe jetën. Zbatimi i masave parandaluese është çelës. Kështu mund të funksionojë edhe ekonomia dhe gjithçka tjetër. Nëse qëndrojmë bashkë, do ta kalojmë më lehtë”, ka thënë Raka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Terrorizmi goditi sërish. Pas sulmit të pak ditëve më parë…