“Lule lule” nga Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj, triumfuese në festivalin ”Zambaku i Prizrenit”
Besiana Mehmedi pas nje kohë shkëputje nga skena është kthyer në skenën për të cilën ka nostalgji si fituese e shumëfishtë, pikërisht në jubileun e 30-të festivalit ”Zambaku i Prizrenit” që u mbajt me 29 qershor në Kinema “Lumbardhi”.
Ajo u kthye pas 10 vitesh në këtë festival kurse si fituese pas 18 vitesh. Kështu ajo kishte fituar në vitin 2001 kurse në 2009 kishte marrë pjesë për herë të fundit.
Kthimi i saj ishte i bindshëm aq më tepër që kësaj here ishte e shoqëruar nga bashkëshorti, tenori i mrekullueshëm, zë potent Shkodran Tolaj, për të kënduar “Lule lule” me tekst nga vet Shkodrani, muzikë nga Nexhat Macula e orkestrim nga Riza Dolaku.
Pas një interpetimi “live” të mrekullueshëm dhe ovacionet e publikut ishin të jashtëzakonshme. Ata arritën të lënë pas shumë emra si Rovena Dilon, Orgesa Zaimin, Artan Bakinë, Besnik Nurkollarin, Elizabeta Krasniqin e shumë këngëtarë nga Prizreni, Shkodra e Prishtina.
Kënga në mënyrë anonime u votua nga tre anëtarë të jurisë në përbërje: Lule Elezi- pianiste, Sabaudin Zhuta-profesor univetsitar dhe maestro dirigjent Zhani Ciko duke marrë vendin e parë.
Këtë triumf Besiana Mehmedi ia dedikoi autorëve, Shkodran Tolajt por edhe publicistit, babit të saj të ndjerë, gazetarit Qani Mehmedi i cili ishte udhërrëfyes në jetën artistike të saj dhe vazhdimisht idhulli që e ndjek kudo.