‘Luli’ i ‘dardanëve’ kërkon falje publike

17 mars 2022 | 15:27

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka kërkuar falje dhe është distancuar nga fjalimi i tij, ku u shpreh me terme fyese për komunitetet jo shumicë në Kosovë. Berisha gjatë një debati me Artan Govorin, iu drejtua me fjalët “ne jemi shqiptar, nuk jemi maxhup”.

“Përmes kësaj shkrese publike, dua të distancohem nga termi që kam përdorur dje në afekt dhe në nevrikosje e sipër. Po ashtu i kërkoj falje publike kujtdo që është lënduar nga unë, pasi e kam thënë atë fjalë. Aspak nuk ishte ai qëllimi im, ngase nuk përkon me karakterin, e as etiken time”, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, Lulzim Berisha.

Kryetari i “dardanëve” me pas foli edhe për gjithë situatën që ndodhi në Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai e ka mohuar se kryetari Ademi e ka sulmuar Artan Govori dhe e gjitha ishte trillim nga ana e Govorit.

“Tani me duhet te flas për situatën që u mundua të paraqitej në formën që nuk ngjau, duke krijuar insinuata të panevojshme. E vërteta qëndron në atë se n (unë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi) ishim duke qëndruar bashkë dhe gjithë ajo çfarë u përpoq t’i shitej publikut, ishte trillim që nuk përkiste me realitetin dhe atë që unë vete e pashë. Mu për shkak të gënjeshtrave dhe intrigave, u bëra temperament. Ato nuk mund t’i pranoj për të vetmen arsye, sepse veten e konsideroj shqiptar të dinjitetshëm dhe të vërtet. Unë di për çfarë vlerash qëndroj!”, ka shtuar Berisha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…