Luljeta Aliu zgjedhet anëtare e KPM-së

24 maj 2023 | 16:27

Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

Aliu ka arritur te marrë 48 vota të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa dy kandidatët e tjerë nuk i morën votat e mjaftueshme dhe rrjedhimisht do të përsëritet edhe njëherë votimi.

“Me 48 vota, zgjedhet anëtare Luljteta Aliu, kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve, nga katër kandidatët, s’ka mundur të zgjedhet asnjë anëtarë. Nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave, sa ishin të nevojshme për t’u zgjedhur anëtar i KPM-së”, ka thënë Konjufca.

Lujeta Aliu është e njohur si përkrahëse e Lëvizjes Vetëvendosjes, sidomos në studiot televizive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë…