Lulzim Basha mbledh Kryesinë, bojkotohet nga gjysma e anëtarëve

30 korrik 2023 | 21:47

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur Kryesinë e selisë blu.

Të pranishëm deri më tani janë 13, nga 26 anëtarë.

Në mbledhjen e Kryesisë ishin të pranishëm Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Arbi Agalliu, Gazmend Koduzi, Mirela Karabina, Oriola Pampuri, Gentian Gaba, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka,  Merita Bakiu, Xhemal Gjunkshi dhe Enkelejd Alibeajt dhe Indrit Sefa.

Ndërkaq Basha pas fitores së djeshme u shpreh se është gati për një betejë tjetër, e rrugëtim pa cinizëm.

Për të, PD-ja si parti është shpresa për qytetarët.

Ai tha se është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në opozitë si dhe brenda PD-së dhe se e sotmja nuk shënon votën për individ, por nisjen e punës.

Lulzim Basha është rikthyer në krye të Partisë Demokratike pasi arriti të merrte 16 mijë e 109 mijë vota në zgjedhjet e së shtunës së 29 korrikut.

Kundërshtari i tij, Gjergj Hani mori 1 mijë e 600 vota.

Ishte Komisioni Zgjedhor i PD-së, i cili ka nxjerrë rezultatet e votimit të zgjedhjeve për  kryetar.

Kreu i komisionit, Jemin Gjana njoftoi se në mbledhjen e komisionit u hartua procesverbali i rezultatit përfundimtar bazuar në këto të dhëna, pra në të dhënat e votimeve në 71 degët e PD.

“Kanë marrë pjesë në votim 18 mijë e 52 anëtarë të PD, çka do të thotë në raport me listën e miratuar në këtë komision, raporti është në një pjesëmarrje që shkon në 70.9%-17%”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, pritet…