Lulzim Basha rikthehet në krye të PD-së

29 korrik 2023 | 21:41

Lulzim Basha është rikthyer në krye të Partisë Demokratike pasi arriti të merrte 16 mijë e 109 mijë vota në zgjedhjet e së shtunës së 29 korrikut.

Kundërshtari i tij, Gjergj Hani mori 1 mijë e 600 vota.

Lulzim Basha pritet të mbërrijë në selinë e PD-së mbrëmjen e sotme për të  mbajtur dhe fjalimin e fitores.

Ishte Komisioni Zgjedhor i PD-së, i cili ka nxjerrë rezultatet e votimit të zgjedhjeve për  kryetar.

Kreu i komisionit, Jemin Gjana njoftoi se në mbledhjen e komisionit u hartua procesverbali i rezultatit përfundimtar bazuar në këto të dhëna, pra në të dhënat e votimeve në 71 degët e PD.

“Kanë marrë pjesë në votim 18 mijë e 52 anëtarë të PD, çka do të thotë në raport me listën e miratuar në këtë komision, raporti është në një pjesëmarrje që shkon në 70.9%-17%”.

Përplasjet

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat deklaronte se nuk do tërhiqej dhe do të mblidhte online Këshillin Kombëtar.

Kjo, pavarësisht se Kryesia ka kërkuar anulimin e mbledhjes dhe e ka çuar Bardhin në Komisionin e Etikës.

“Në cilësinë si sekretar kam njoftuar thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar. Menjëherë sapo është bërë publik ky njoftim afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që dilte në emër të kryesisë, që ngjante me një fletërrufe të Byrosë politike që shpallet armik dhe baltoste sekretarin e përgjithshëm të partisë vetëm se kishte zbatuar statutin”.

Ai theksoi se “reduktimi i 50 mijë anëtarëve që nuk mendojnë ashtu siç do ish-kryedemokrati Lulzim Basha, është një lëvizje që ne e kemi parë mjaft mirë, 1 vit e gjysmë më parë nga Sali Berisha”.

“Është një hall i Bashës, që po e detyron të hedhë në erë Partinë Demokratike, tashmë të shndërruar në një parti popullore që ka humbur objektivin dhe identitetin si parti me besime euroatlantike”.

Votimet

Më herët, kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana i bëri thirrje anëtarësisë së kësaj force politike që të votojnë të shtunën për zgjedhjen e kryedemokratit të ri.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është t’i bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me teserën e PD-së nuk kanë punuar për partitë e tjera politike”, deklaroi fillimisht ai.

Sipas Gjanës, grupimi i ashtuquajtur i “Rithemelimit” nuk mund të bëhet pjesë, por gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit.

“Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtës s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, ravijëzoi Gjana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar vetëreformim në Qeveri…