Lulzim Dragidella bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje
Lulzim Dragidella është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë me dije lideri i kësaj parti Albin Kurti.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Dragidella ka studiuar fillimisht në drejtimin e pedagogjisë dhe punës sociale dhe tani mban titullin doktor shkence në tri fusha: për shkencat arsimore në Universitetin Alanus, Bonn, si doktor i shkencave arsimore; për të drejtat e njeriut në Universitetin Wraclawski, Breslau, si doktor i shkencave sociale; dhe, për sociologji në Universitetin e Komenskit në Pressburg, Bratisllavë, si doktor i filozofisë.
“Lulzimi ka përfunduar edhe specializime për këto fusha në Wismar, Heidenheim dhe disa vende të tjera të Gjermanisë ku edhe ka zhvilluar një përvojë akademike si në kërkime e publikime shkencore ashtu edhe në mësimdhënie në nivelin Universitar. Prof. dr. Lulzim Dragidella sjell dije dhe përvojë të jashtëzakonshme në Lëvizjen tonë që për synim ka t’i kthejë në Kosovë profesionistët e rinj për të kontribuar në sferat me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit. Mundësia është për ta dhe me ata, për të gjitha ndryshimet që i duam e na duhen”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/