Lulzim Hetemi me batanije dhe jastëk në dorë i tregon ‘Deutsche Welle’-s: ‘Qe qitu kam fjetur shtatë muaj ditë’

07 qershor 2024 | 14:55

Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, sërish i ka bërë një “tur” përbrenda Komunës së Leposaviqit një medie ndërkombëtare, kësaj here “Deutsche Welle”-s, duke i treguar për izolimin e tij shtatë-tetë mujorësh përbrenda komunës

“Qe ku flej, që ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’u tregojë Hetemi medias publike gjermane, duke ia treguar përreth ambientin se “ku ka flejt kryetari”; kjo referuar vetes në veten e tretë.

“Qe në këtë kauç ka flejt kryetari, dmth qe mbulojën, çebën, jastakun…i kena tri banjo atje, e kena pas vendos ni tush, e kanë ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye… kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauç ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtatë muaj ditë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Euro 2024” është gati për të startuar. Italia edhe këtë…