Lulzim Hetemi vëzhgon situatën nga dritarja e komunës së Leposaviqit
13 qershor 2023
| 12:33
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka 16 ditë që ka mbetur i “ngujuar” në objekt të komunës. Këtë mëngjes ai është parë në një prej dritareve të objektit teksa vëzhgon situatën në oborrin e komunës, me serbët lokalë që vazhdojnë protestën dhe KFOR-in e policinë që kujdesen për sigurinë.
Sot (e martë), Hetemi ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në përpjekjen e parë gjatë ditës së premte, ishte kthyer mbrapsht.
Hetemi gjatë ditës së diel kishte marrë edhe një telefonatë nga kryeministri Albin Kurti, derisa siç ka treguar shefi i qeverisë gjatë bisedës të dy kanë treguar shqetësimin për njëri-tjetrin se mos po dorëzohet njëri apo tjetri.