Lulzim Nika: Tërsteniku, bastion i PDK-së dhe mbështetje e fuqishme për fitoren më 9 shkurt

03 shkurt 2025 | 02:02

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika, ka zhvilluar një tubim entuziast në fshatin Tërstenik të Drenasit, ku është pritur me përkrahje të madhe nga banorët.

“Tërsteniku është ndër vendbanimet më të mëdha të komunës së Drenasit dhe një bazë e fortë e PDK-së. Ky entuziazëm u vërejt edhe sonte në tubimin që mbajtëm për të prezantuar vizionin tonë për një Kosovë më të mirë,” ka theksuar Nika.

Ai u shpreh i nderuar për mbështetjen dhe premtoi se angazhimi i tij në parlament do të fokusohet në zhvillimin dhe mirëqenien e banorëve të Tërstenikut dhe gjithë Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Ismaili, ish-kryetar i Shtimes për shumë vite, tani kandidat…