Lulzim Peci: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, kompromisi kyç për Kosovën

12 mars 2025 | 00:04

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte tha se kompromisi i Kosovës është dërgimi i Asocicaiconit në Gjykatën Kushtetuese.

”Kompromisi kyq për Kosovën është dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe më vonë zbatimi i tij. Edhe një çështje që ka nevojë të negociohet është çështja e statusit të Kishës ortodokse në Kosovë, këto janë dy pikat kyqe që kërkohet të rregullohen nga ana jonë.

Kurse kompromisi i Serbisë është që të bëjë një njohje de facto të pavarsisë së Kosovës në këtë fazë”, tha Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të…