Lulzim Peci: Kosova po shkon drejt një përplasjeje të madhe me ndërkombëtarët
Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë për Radio Evropa e Lirë se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, janë duke e thelluar çarjen mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, sepse ajo ka para vetes një partner “i cili është i paparashikueshëm”.
SHBA-ja dhe BE-ja e cilësuan mbylljen e Postës së Serbisë në veri, më 5 gusht, si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.
Ky veprim i autoriteteve të Kosovës pasoi qëndrimin e QUINT-it dhe NATO-s që thanë se nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë, pasi kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, iu informoi për planin e hapjes së urës.
Në pyetjen nëse po thellohet çarja mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, meqenëse nuk është hera e parë që ndërkombëtarët po reagojnë në mënyrë të tillë? Para disa ditësh kishim edhe reagimin lidhur me hapjen e urës. Ka pasur reagime të fuqishme lidhur edhe me ndalimin e dinarit, mbylljen e institucioneve të ndryshme të Serbisë në Kosovë.
Ish-diplomati kosovar është përgjigjur: Po, çarja është duke u thelluar, sepse partneriteti nuk mund të ndërtohet nëse nuk konsultohen palët, të cilat kanë përgjegjësi të sigurisë në veri të vendit. Edhe çarja, mendoj që tashmë është thelluar shumë, sepse bashkësia ndërkombëtare ka përpara një partner të vetin. Si e shikon ajo në këtë mënyrë një partner, i cili nuk është i parashikueshëm, dhe i cili ndërmerr veprime pa konsultime paraprake në këtë pjesë të vendit, duke i pasur parasysh përgjegjësitë në fushën e sigurisë. Pra, ta kemi parasysh se për çka jemi duke folur. Nuk jemi duke folur vetëm për zbatim të ligjit, po jemi duke folur edhe për implikimet e sigurisë në atë pjesë të vendit.
Intervista e plotë: