Lulzim Peci u bën thirrje gazetarëve që mos t’i përcjellin negociatat LV-LDK

10 janar 2020 | 11:41

Njohësi i proceseve politike në vend, Lulzim Peci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ka një sugjerim për gazetarët që janë duke u munduar në mënyrën më të mirë dhe me përkushtim të përcjellin bisedimet në mes LV-së dhe LDK-së për koalicionin e ri qeveritar të Kosovës:

“Mos shkoni fare në Kuvendin e Kosovës ku janë duke i mbajtur bisedimet Kurti dhe Mustafa. Nëse arrijnë ndonjë marrëveshje, ata këtë do ta proklamojnë përmes një konferencë të përbashkët për shtyp. Nëse jo, ata edhe ashtu nuk po komunikojnë me juve direkt, por opinionin po e njoftojnë përmes rrjeteve sociale apo intervistave. Për këtë arsye mendoj se ka ardhur koha që të ndryshohet mënyra e përcjelljes së këtyre bisedimeve nga ana e gazetarëve. Ju dhe opinioni publik i Kosovës meritoni shumë me tepër respekt”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur sot…