Lulzim Shoshi zgjedhet Kryetar i degës së PDK -së në Istog
17 mars 2019
| 21:14
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur sot zgjedhjet e brendshme në Istog.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të dielën zgjedhjet e brendshme në tri degë të saj, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës Dekada e Re.
PDK-ja ka përmbyllur zgjedhjet për zgjedhjen e strukturave të brendshme në degët e Istogut.
Në procesin zgjedhor në degën e Istogut, kryetar është zgjedhur Lulzim Shoshi, në një garë fer dhe demokratike në mes të tre kandidatëve. Po ashtu, është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i përbërë nga 71 anëtarë dhe delegatët për Konventën Zgjedhore të PDK-së.
/Epoka e re/