Lum Namani, ‘ylli i javës’ në Superligë

14 shkurt 2022 | 15:03

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës” për lojtarin më të mirë të xhiros.

Çmimin për xhiron e 19-të e fitoi futbollisti në radhët e FC Drita, Hamdi Namani. Mesfushori qendror i bardhekaltërve realizoi tregola në ndeshjen kundër KF Feronikeli, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat bindës (7-0).

Me këtë fitore Drita FC ka marrë kryesimin në renditjen e BKT Superligës, me 37 pikë. Çmimin “ylli i javës” për 27-vjeçarin e FC Drita, e ndau Alpay Mustafa, specialist në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar pas aksionit…