Lumbardh Salihu i bashkohet LDK-së
24 tetor 2024
| 12:22
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku në “Facebook”.