Lumezi: Kemi prova për zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

02 shkurt 2018 | 11:20

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se kanë prova për vrasjen e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq.

Ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, dhe me të po merren një prokuror shqiptar dhe një serb.

“Ne i kemi disa prova, të cilat i kemi siguruar deri tani, mirëpo nevojitet që ende të marrim veprime për zbulimin e identitetit të kryerësit të veprës penale”, ka thënë Lumezi.

Sipas Lumezit shteti i Serbisë pavarësisht kërkesave nuk po bashkëpunon me organet e drejtësisë kosovare për zbardhjen e identitetit të vrasësit.

“Ka pasur kërkesa edhe nga autoritetet e Serbisë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, mirëpo ne u kemi thënë se ne jemi të gatshëm të t’i marrim të gjitha informacionet të cilat ata eventualisht i posedojnë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, siç është e paraparë edhe me ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nuk na kanë dhënë ende informacione, jemi duke pritur”, ka thënë Lumezi për “arbresh.info”

Oliver Ivanoviq është vrarë me armë zjarri mëngjesin e 16 janarit, deri sa po shkonte në zyrën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi Janë katër çaste të mëdha, katër periudha të…