Lumezi kërkon angazhim më të madh nga kryeprokurorët e prokurorive

10 mars 2020 | 16:54

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjiumin e radhës me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore në vend, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale si dhe me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi, ka kërkuar angazhim më të madh dhe rol më aktiv nga kryeprokurorët në mbikëqyrjen e punës në prokuroritë të cilat ata i drejtojnë.

Në këtë kontekst, është kërkuar që të ketë raportim javor për punët, të arriturat dhe sfidat në menaxhimin e prokurorive përkatëse, duke avancuar kështu komunikimin dhe informimin e brendshëm ndërmjet kryeprokurorëve me kryeprokurorin e Shtetit.

Gjithashtu, në këtë takim është kërkuar që të zbatohet në përpikëri edhe Rregullorja për Shërbimin e Komunikimit Publik të Sistemit Prokurorial nga ana e prokurorëve dhe kryeprokurorëve, ashtu siç është e caktuar edhe me nenet përkatëse të kësaj rregulloreje.

Ky takim ishte në vazhdën e kolegjiumeve të rregullta të cilat i mbanë Kryeprokurori i Shtetit me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi argjentinas Enchange e ka publikuar një artikull lidhur me…