Lumezi kërkon angazhim për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës
Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi u kërkoi prokurorrëve ta kenë prioritet ndriçimin e vrasjeve të figurave publike.
Lumezi në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, u kërkoi vartësve të tij ta kenë prioritet sivjet ndriçimin e vrasjeve të figurave publike, para, gjatë dhe pas luftës.
Ai foli edhe për luftën kundër korrupsionit.
“Korrupsioni nuk luftohet me premtime, por me veprime të prokurorëve. Vetëm kështu do ta largojmë përshtypjen për mosndëshkim të korrupsiomit”, deklaroi Lumezi.
Ai e konsideroi sukses luftën kundër terrorizmit. Deklaroi se si rezultat i veprimeve të prokurorive është zvogëluar drastikisht numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftëra të huaja.
Ai foli edhe për aktakuzat, duke konstatuar se është përmirësuar cilësia e tyre, pasi 87 për qind të aktakuzave kanë përfunduar me dënime,
Lumezi tregoi edhe numrin e lëndëve të zgjidhura vitin e kaluar.
“Prokuroria e shtetit ka zgjidhur 66,235 lëndë të natyrave të ndryshme. Kjo do të thotë 16,394 lëndë më shumë se që kemi pranuar vitin e kaluar”, shtoi ai.
Ai megjithatë, tërhoqi vërejtjen se puna e kryer “nuk do të thotë se duhet të mbizotërojë vetëkënaqësia”