
Lumezi kërkon hetim për publikimin e listave të veteranëve
28 shtator 2018
| 17:57
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillojnë hetimet paraprake për verifikimin e çdo veprimi të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së.