Lumezi: Kryeprokurori i ri duhet ta marrë besimin edhe nga ndërkombëtarët

11 shkurt 2022 | 11:49

Në konferencën vjetore të prokurorëve, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se nga ky institucion është bërë punë e madhe, e cila sipas tij vërtetohet me rezultate konkrete. Ai ka thënë edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.

“Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.

Lumezi ka folur edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, ka thënë Lumezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar transparencë…