Lumezi priti në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST

04 prill 2022 | 15:31

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit EUKOJUST, të kryesuar nga ish-kryeprokurori i EULEX-it, Johannes Van Veerswijk, i angazhuar si ekspert në këtë projekt, i shoqëruar nga eksperti tjetër, Cristian Nicoara.

Kryeprokurori Lumezi dhe ekspertët Veerswijk dhe Nicoara patën diskutime produktive për aktivitetet e përbashkëta, të cilat janë zhvilluar deri me tani dhe ato që pritet të realizohen në kuadër të Projektit EUKOJUST, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e sistemit prokurorial, veçanërisht në avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe forcimit të etikës së prokurorëve.

Po ashtu, ata shkëmbyen pikëpamje që ndërlidhen me fuqizimin e rolit dhe pozitës së prokurorëve, si dhe profilizimin e tyre në trajtimin e rasteve penale.

Kryeprokurori Lumezi, ka vlerësuar lart ndihmën e Projektit EUKOJUST të dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me projektin EUKOJUST edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…