Lumezi: Rreth 19 mijë veteranë të UÇK-së fituan statusin kundërligjshëm
Sipas kryeprokurorit të shtetit Akeksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benefite nga shteti.
Duke folur në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Lumezi ka thënë se prokurori që ka dhënë dorëheqje, Elez Blakaj, ka bërë një “draft-akuzë” ndaj disa personave për këtë rast dhe që i është dorëzuar prokurorit të Prokurorisë Speciale për sugjerime të tjera.
I pyetur nëse Prokuroria ka frikë nga politika, ai ka thënë se “politikanët duhet të kenë frikë nga prokurorët, jo e kundërta”.
Lumezi ka thënë se Prokuroria e Kosovës tashmë ka lëshuar 63 urdhër-arreste për krime të luftës, me të cilën janë marrë vetëm dy prokurorë duke përfshirë tashmë edhe prokurorin e dorëhequr Blakaj.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/aleksander-lumezi-rreth-19-mije-veterane-fituan-statusin-kunderligjshem-/29437370.html