Lumezi: Shumë shpejt organizohet provimi i jurisprudencës

15 mars 2018 | 19:47

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Komisionin për Provimin e Jurisprudencës në krye të të cilit është Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Vendimi që Lumezi të jetë në krye të Komisionit ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 1 shkurt të këtij viti.

Në një prononcim për “kallxo.com”, Kryeprokurori i Shtetit ka thënë sot se me kënaqësi do ta pranojë këtë përgjegjësi dhe se shpreson se bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit do ta arsyetojnë besimin e marrë.

“Me kënaqësi do ta pranoj këtë përgjegjësi për të drejtuar së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për provimin e jurisprudencës dhe me ndjenjën më të thellë shpresoj se do të arsyetojmë besimin e marrë“, ka deklaruar Lumezi.

Aleksandër Lumezi ka deklaruar se ajo që kërkohet prej Komisionit është që së bashku me Ministrinë e Drejtësisë sa më shpejt të organizojnë provimin, për t’u krijuar mundësi juristëve të rinj për t’u përgatitur në aspektin profesional.

Anëtarët e tjerë të Komisionit të drejtuar nga Lumezi janë Haxhi Gashi, Nebojsha Boriq, Afërdita Bytyqi dhe Enver Peci.

Procesi i emërimit të Lumezit në këtë pozitë ka qenë i bllokuar për shkak të dyshimeve të ngritura ndaj tij për falsifikim të provimit të jurisprudencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andres Iniesta thotë se Leo Mesi është “magjistar” dhe mund…