Lumezi thotë se askush nuk do të amnistohet nga ndjekja penale
22 tetor 2018
| 11:13
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë me dije sot se askush nuk do të amnistohet nga ndjekja penale pavarësisht statusit në shoqëri dhe sa askush nuk do të merret në përgjegjësi penale në mënyrë të padrejtë.
Sipas tij, pavarësisht kritikave ndaj institucionit të Prokurorit të Shteti, me punë që po bëhet është duke u fituar besimin i qytetarëve, por edhe i faktorit ndërkombëtar.
Këtë deklaratë Lumezi e bëri me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me ç’rast ka kërkuar me shumë drejtësi dhe trajtim më të mirë për viktimat e krimit.