Lumi i Shalës, parajsa rrëzë Alpeve Shqiptare
Agjecia fotografike LSA na sjell foto ajrore nga plazhi i lumit të Shalës i cili buron rrëzë Alpeve Shqiptare.
Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbijt e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin me dorë.
Ka turistë të cilët kanë zgjedhur zonat malore të pushojnë në këtë verë të nxehtë me temperatura afrikane.
Në lumin e Shalës gjëndet një bukuri e rrallë. Në vitet e demokracisë është bërë një destinacion turistik si për të huajt dhe vëndasit, nga ku vizitorët e shumtë e përshkruajnë si perlën e bukurive të Komanit e të Shqipëris.
Mund të bëni dhe një xhiro me kajak
Ose me anije
Ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman).
Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.
Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek.
Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla.
Një sugjerim për destinacionin e radhës për të gjithë ata që nuk e kanë vizituar.
Shumë turistë i janë drejtuar zonave malore në veri të Shqipërisë për të kërkuar qetësi pranë lumit
Mendojeni dhe ju.