![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/e-jashtëzakonshme-4.jpg)
Lumi transformohet në ‘ylber’
07 maj 2019
| 10:59
“Lumi i pesë ngjyrave” në Kolumbi ndodhet në parkun nacional Serrania de la Macarena në provincën Meta.
Nga qershori deri në nëntor, muajt midis stinëve të lagështa dhe të thata, bimët e lumit krijojnë një shfaqje shumëngjyrëshe.
Ngjyrat prodhohen gjatë procesit riprodhues të bimëve ujore të quajtura Macarenia clavigera.
Gjatë sezonit të thatë lumi mbyllet për publikun për të lejuar që ekologjia e zonës të rigjenerohet nga ndikimi i vizitorëve.