Lumir Abdixhiku: Në Vetëvendosje ka LDK, PDK, islamista, ka gjithçka

07 shkurt 2021 | 22:11

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje ka gjithçka.

Ai ka thënë se brenda VV-së ka LDK, PDK, islamistë e kategori tjera.

“Po tentohet të krijohet një mini LDK, një mini PDK, më pas demokraistian, islamistë, anarkista, marksista, gjithçka, më pas ka një Lëvizje që i bën gjithë bashkë”, ka thënë Abdixhiku në T7.

Ai ka thënë se LDK-izëm e Rugovizëm brenda VV është kundërthënie.

“LDK nuk mund të jetë nën ombrellën e VV-së”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë më tej se Vjosa është në VV, e Lumiri është në LDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, i njëjti roman, veçse me titullin…