Lumir Abdixhiku tregon se cila ministri duhet t’i takojë LDK-së
08 tetor 2019
| 23:44
Kandidati për deputet i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se me Vetëvendosjen përshtaten në shumë pika. Ndërsa flet edhe për pozitat qeveritare të cilat LDK-ja i synon specifikisht.
Megjithatë kur flet për ndarje të pozitave qeveritare pas krijimit të mundshëm të një qeverie, Abdixhiku thotë se diplomacia është ajo që e do partia e tij.
“Ne e synojmë politikën e jashtme në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë Abdixhiku, transmeton “Gazeta Express”.
Sipas Abdixhikut, LDK-ja duhet ta marrë këtë pozitë për shkak të raporteve ndërkombëtare që kjo parti ka.
Ai ka folur edhe për pozitën e presidentit, duke thënë se Vetëvendosje e LDK-ja duhet të diskutojnë pasi është diçka që do të ndodhë pas dy vjetëve, pra përfundimi i mandatit.