Lumir Abdixhiku: Vrasja e Aganit ishte dëmtim i së ardhmes së Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përderisa ka bërë homazhe te varri i akademikut Fehmi Agani, ka thënë se vrasja e tij ishte një dëmtim i së ardhmes së Kosovës.
Abdixhiku, në këtë 24-vjetor të vrasjes së Aganit, tha se po të ishte gjallë ai, e ardhmja e Kosovës do të ishte më e pasur dhe më përparimtare.
“Trashëgimia e tij politike jeton edhe sot 14 vjet më pas kujtojmë veprën e tij dhe shenjën hakmarrëse ndaj lëvizjes për liri pavarësi dhe demokraci me vrasjen e profesor Aganit , pra vrasja e tij, përveç se ishte hakmarrje ndaj gjithë lëvizjes në vend, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës, e cila pa dyshim do të kishte qenë shumë më ndryshe, shumë më e pasur dhe shumë më përparimtare”
Ai tha se si parti politike e kanë obligim që urtësinë, veprën dhe diturinë e Aganit ta vazhdojnë tutje për gjeneratat e ardhshme.
“Ai mbetet një ndër patriotët më të mëdhenj të Kosovës”, shtoi ai.