Lumir Abdixhiku zgjedhet kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lumir Abdixhiku ka marrë 191 vota nga 329 delegatë sa kanë votuar.
Ai ka marrë besimin e delegatëve të Kuvendit zgjedhor të kësaj partie, ku në garë ka qenë me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.
Në garën për kryetar të LDK-së ishte edhe Anton Quni, por pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor ka tërhequr kandidaturën e tij.
Në fjalimin e tij, kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.
“Nga vetvetja duhet të risimin rrugëtimin tonë të madh”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka falënderuar liderin e deritashëm Isa Mustafa për punën e tij 11-vjeçare në krye të kësaj partie.
Lideri i ri i LDK-së ka thënë se rikthimi i LDK-së është çështje kohe.