Lumir, si kryetar i LDK-së është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët tuaj
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se faji për dështimin e mundshëm të zgjedhjes së presidentit nuk është i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotit, Agim Veliut e Driton Selmanajt.
“Patjetër që duhet siguruar kuorumin në seancën për zgjedhjen e Presidentit, kjo gjë është obligim kushtetues por edhe politik, por nuk guxojmë të sillemi sikur Kuvendi i ka vetëm 82 deputetë dhe faji për dështim qenka i tre deputetëve nga LDK-ja”, ka shkruar Rugova në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtruar dy pyetje: “Ku janë deputetët e tjerë? Apo askush nga partia në pushtet nuk ka guxim të merret me deputetët e PDK-së dhe të AAK-së që mungojnë në seancë?”.
“Lumir, si kryetar i LDK-së, është përgjegjësi e jotja që të mbrosh deputetët e tu sepse kështu e mbron edhe LDK-në!”, ka shkruar Rugova.