Lumturije Vuçetaj emërohet kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë

27 dhjetor 2024 | 23:33

Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë me mandat katërvjeçar.

Votimi i Vuçetajt për kryeprokurore u bë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Konstatohet se me 7 vota për emërohet Lumturije Vuçetaj kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër”, tha kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj.

Insituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin ku ka theksuar se procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht ishte meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Françeska Jaçe njihet për natyrën e saj provokuese. Ajo…