Lunin rinovon kontratën me Realin
13 shtator 2024
| 16:22
Gardiani i portës së Real Madridit, Andriy Lunin ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2030.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, Real Madridi.
Portieri ukrainas ishte në dilemë për t’u larguar nga klubi këtë merkato pasi nuk po gjente vend në formacionin e trajnerit Italian.
Por ai tanimë ka vendosur të luftojë për pozitën e titullarit.
Seonin e kaluar, Lunin ka zhvilluar disa ndeshje për shkak të lëndimit të Courtois, madje ishte vendimtar në përballjet me Bayern Munich dhe Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve. Ukrainasi është pjesë e “Los Blancos” që nga viti 2021.