Lushaku e LDK-së thotë se Kurti po i mashtron qytetarët me këtë postim: E ulët kryeministër
Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar ndaj një propagande, siç e quan ajo një postim të kryeministrit Albin Kurti në “Twitter”.
Ajo ka thënë se “është e mjerë” se si Kurti, sipas saj, po i shtrembëron të dhënat e Bankës Botërore, “që t’i mashtrojë qytetarët”.
“Propaganda qeverisëse e së dielës. Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët”, shkroi Lushaku Sadriu.
“Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pas rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar perceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij”, shtoi ajo.
Lushaku Sadriu shkroi se “rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme” . “E ultë, kryeministër!”, shkroi ajo në fund të postimit.