
Lushaku: Edhe Tarantino do ta kishte vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin
03 nëntor 2023
| 11:38
Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkruar për seancën ku sot (e premte) pritet që të raportojë kryeministri Albin Kurti rreth asaj për çfarë është pajtuar në Bruksel.
Lushaku-Sadriu ka thënë se edhe regjisori amerikan Quentin Tarantino do ta kishte të vështirë t’ia ndërtonte Kurtit një shpjegim për Asociacionin.
“Edhe regjisori Tarantino, e ka vështirë me ia ndërtuar shpjegimin për Asociacionin Albinit sot për seancë. Sy e vesh te ti, kryeministër. Nga errësira informative, Populli”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në “Facebook”.