Lushaku: Mësimi tërëditor reforma më e rëndësishme në kryeqytet

15 gusht 2024 | 16:45

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka njoftuar sot se nga shtatori i këtij viti fillon “reforma arsimore më e madhe e ndodhur ndonjëherë, mësimi tërëditor për nxënësit e kryeqytetit”.

Kjo komunë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike, do ta zhvillojnë këtë metodë si fillim në 5 shkolla të kryeqytetit.

Lushaku Sadriu deklaroi se mësimi tërëditor do të përmbushë vizionin e arsimit cilësor.

“Jam e bindur se kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e arsimit në Prishtinë dhe do të jetë fillimi i mbarë i një reforme të vërtetë në arsim që do të sjellë rezultate, të cilat secili prej nesh i dëshirojmë”, tha Lushaku Sadriu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 16.08.2024 Punime të…