Lushaku-Sadriu i reagon Çekut: Dha urdhër për t’i ndalur punimet në shesh

12 mars 2025 | 16:28

Jehona Lushaku-Sadriu i ka reaguar Ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku i cili sot gjatë ditës kritikoi Lumir Abdixhikun, për atë që siç tha ai ndërrim të qëndrimeve, pasi kreu i LDK-së të hënën tha se partia që ai drejton nuk futet në asnjë qeveri pa postin e Kryeministrit.

Lushaku-Sadriu në reagimin e saj, ka përmendur edhe ndaljen e punimeve për projektin e sheshit “Xhorxh Bush” në kryeqytet, e për të cilën ajo thotë se ani pse kanë fituar zgjedhjet kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë, veç pse ajo parti nuk qeveris në komunën e Prishtinës.
“Fakti që ata e përkthejnë pushtetin në një mjet për të penguar zhvillimin e projekteve për qytetarët e Kosovës është një tregues i qartë i mënyrës se si kjo Qeveri e Vetëvendosjes e përdor pushtetin për interesa të ngushta partiake”, shkruan mes tjerash në reagimin e saj, Jehona Lushaku-Sadriu.
Postimi i saj i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi do të mundë të llogarisë në Kylian Mbappen…