Lushaku-Sadriu: LDK-ja ka programin origjinal dhe të mirëmenduar
Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Programi zhvillimor i LDK-së “Rruga e Re” po kopjohet nga partitë e tjera, teksa partia e saj, ka programin origjinal dhe të përpiluar nga 280 ekspertë të fushës.
Lushaku-Sadriu ka thënë se kanë ekip të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku, që mund të realizojnë projektet transformuese për vendin.
“Kur të tjerët nuk bënin asgjë, ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën. Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.
Postimi i plotë i Lushaku-Sadriut:
Programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’, i përpiluar nga mbi 280 ekspertë të secilës fushë, e i publikuar para dy vitesh, po kopjohet nga të gjithë – në të djathë e në të majtë. Dhe nuk kanë faj – është shumë i mirë!
LDK ka fituar betejën e ideve për ta çuar vendin përpara! Dhe të gjithë e dijnë se ndryshimi e ka vetëm një adresë, dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ne jo vetëm që jemi të vetmit me program origjinal e të mirëmenduar. Më e rëndësishmja: kemi ekipin më profesional, i cili mund t’i realizojë projektet transformuese për vendin, të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku.
Kur të tjerët nuk bënin asgjë, ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën. Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet.
Ndryshimin e madh mund ta bëjë vetëm me LDK, prandaj më 9 shkurt votoni numrin 124 dhe numrat 1 dhe 9!