Lushaku-Sadriu: Mësimi gjithëditor siguron edukim më cilësor për fëmijët
Viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ka filluar sot në të gjithë Kosovën.
Në kryeqytet ka filluar mësimi gjithëditor në disa shkolla.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë më drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushtaku-Sadriu, kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli” njërën nga shkollat që filloj sot mësimin gjithë ditor.
Kryetari Rama ka falënderuar prindërit për besimin, duke thënë se ky mësim do të ofrojë kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit.
“Falënderoj të gjithë prindërit për besimin në këtë proces transformues për kryeqytetin. Mësimi tërëditor do të ofrojë kushte më të mira nxënësve e po ashtu edhe prindërve”, ka thënë ai.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushtaku-Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor siguron edukim cilësor të fëmijët dhe se është një gur themel për arsimin në kryeqytet.
“Është një gurthemel për arsimin në kryeqytet dhe një model për gjithë Kosovën, e cila do të mundësojë zhvillimin dhe ngritje në karrierë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.